Rehati dhe mirëqënie, është ajo që ne bëjmë

Në vitin 1991, GREE u nis për ta bërë botën një vend më të freskët. Për këtë qëllim, ne jemi bërë një lider global në fushën e kondicionerëve, duke zhvilluar disa nga kondicionerët më të avancuar profesional dhe rezidencial në botë. Me qendër në Zhuhai, Kinë, ne jemi tani kompania më e madhe e specializuar në botë e kondicionerëve në sektorin e Kërkim & Zhvillimit, prodhim, shitje dhe shërbim. Është misioni ynë për të inovuar dhe krijuar mënyra të reja për t'i ndihmuar njerëzit të jetojnë mirë dhe të qëndrojnë rehat, pavarësisht se ku jetojnë, punojnë apo luajnë.

Inovacioni është në ADN-në tonë

Një pjesë e përgjegjësisë sonë është të jemi të vetëdijshëm për botën në të cilën jetojmë, që do të thotë se jemi të përkushtuar të përdorim inovacionin për të dizajnuar kondicionerë më miqësorë ndaj mjedisit. Çdo vit ne angazhojmë 3% të buxhetit tonë për Kërkim dhe Zhvillim. Dhe, si një pionier në industrinë e ajrit të kondicionuar, Ftohësi ynë R410A është ekologjik.

Duke udhëhequr tregun

Nga fillimi modest në vitin 1991, GREE është rritur në mbi 80,000 pika shitje në të gjithë botën. Me 3 institute kërkimore, 9 qendra të zhvillimit të produkteve, mbi 300+ laboratorë dhe 5000+ inxhinierë, Gree është angazhuar për të gjetur mënyra të reja dhe më efikase për t'i mbajtur klientët të rehatshëm, të shëndetshëm dhe produktivë.

Një Qytetar Global i Botës

Sot, ne kemi zhvilluar disa nga kondicionerët me efikasitet me të lartë të kursimit të energjisë dhe teknikisht më të avancuar në botë. Nga Fshati Mediatik i Lojërave Olimpike të Pekinit ne 2008 deri te stadiumi kryesor i Kupës Botërore të Afrikës 2010, GREE i eshte besuar të ndihmojë njerëzit të qëndrojnë rehat në ambientet me kushtet më ekstreme. Në ambientet e banimit, ne kemi krijuar mrekulli të teknologjisë që janë po aq bashkëkohore, të bukura dhe efikase. Çdo ditë, mbi 100 milionë klientë qëndrojnë të qetë me kondicionerët GREE. Si një nga prodhuesit më të mëdhenj të sistemeve të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar në botë, ne jemi të përkushtuar për të projektuar sistemet më të avancuara duct, miqësore me mjedisin