FINANCIM PËR INDIVIDË
Benefitet
- Ndërmjetësim me bankat për kredi konsumatore me afat deri në 5 vjet
- Produktet e shitura me financim ofrojnë garanci deri në 10 vjet, me kontratë mirëmbajtjeje
- Aprovim i shpejtë, me procedura minimale
- Norma interesi shumë konkurruese
- Asistencë e plotë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm
- Mundësi përfitimi nga grante për produkte specifike
Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi
- Dokumentacion që vërteton të ardhurat
- Certifikatë familjare
- Në varësi të vlerës së financimit, mund të kërkohet garantor
FINANCIM PËR BIZNES
Benefitet
- Mundësi financimi me banka ose shoqëri leasing, me afat deri në 7 vjet
- Produktet e financuara me kredi ofrojnë garanci deri në 10 vjet, me kontratë mirëmbajtjeje
- Aprovim i shpejtë, pa procedura të komplikuara
- Norma interesi shumë konkurruese
- Asistencë në përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit
- Mundësi përfitimi nga grante për produkte specifike
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacion Ligjor
- Ekstrakt nga QKB
- Statut
- Akt Themelimi
- NIPT
- ID e administratorit dhe ortakëve
Dokumentacion Financiar
- Bilanci i kompanisë për dy vitet e fundit
- FDP mujore e xhiros për vitin aktual
- Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që kompania nuk ka detyrime të papaguara (online)
- Ofertë për pajisjet që do të financohen, e lëshuar nga shitësi / furnitori
(Pro-Forma Invoice, nëse disponohet)
- Prezantim i kompanisë (historik i shkurtër)